Dy vëllezër në Përmet ndalojnë në rrugë 19-vjeçarin, e rrahin dhe i godasin dhe makinën, Policia nis procedim penal
Policia e Përmetit ka proceduar penalisht dy vëllezër, pasi kanë dhunuar një 19-vjeçar.
Ata e kanë ndaluar atë dhe kanë goditur automjetin dhe vetë 19-vjeçarin.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. T., 36 vjeç dhe A. T., 41 vjeç, të dy banues në Përmet, vëllezër, pasi dyshohet se për motive të dobëta, në Lagjen e Re, kanë ndaluar dhe kanë goditur me sende të forta automjetin që drejtohej nga shtetasi A. Q., 19 vjeç, banues në Përmet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, bën me dije policia.