28 Shtator, 2026

“Dua emra” – Rama kërkon komision hetimor, të gjejë njeriun që i bën emërimet

 “Dua emra” – Rama kërkon komision hetimor, të gjejë njeriun që i bën emërimet

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar ngritjen urgjente të një komisioni hetimor për të zbuluar se kush është personi që prej vitesh po ia mbush qeverinë me njerëz që i ka emëruar ai vetë.

“Kjo nuk mund të jetë rastësi. Dua emra,” deklaroi Rama, ndërsa stafi shmangte kontaktin me sy.

Hetimet paraprake kanë zbuluar një skemë tepër të sofistikuar: pothuajse çdo emër çon te një vendim, propozim ose miratim i bërë nga një burrë i gjatë, rreth 60 vjeç, me mjekër të bardhë, që prej vitit 2013 hyn dhe del lirisht nga Kryeministria.

Komisioni pritet ta thërrasë Ramën si dëshmitar kyç, pasi dyshohet se është një nga personat që e ka parë më shpesh të dyshuarin.

“Fytyra më duket e njohur,” pranoi kryeministri.

“Por të mos nxitojmë. Le të flasë drejtësia”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *