Drejtori i Hekurudhave Shqiptare jep dorëheqjen, pse treni i linjës Durrës-Tiranë mbërriti një minutë me vonesë
Dorëheqje e parevokueshme!
Drejtori i Hekurudhave Shqiptare dha sot dorëheqjen, pasi treni i linjës Durrës-Tiranë mbërriti në destinacion me një minutë vonesë.
Nuk janë vetëm japonezët që kërkojnë ndjesë për vonesat e trenave!
“Makinisti është gjobitur, por edhe unë kam pjesën time të përgjegjësisë. Jemi nisur drejt BE-së dhe nuk kemi kohë për të humbur”, deklaroi drejtori para gazetarëve, duke theksuar se dorëheqja e tij është e parevokueshme.
Ai sqaroi gjithashtu se dorëheqja vjen vetëm për një minutë vonesë dhe nuk ka asnjë lidhje me paralajmërimin se studentëve protestues do t’u ndalohet udhëtimi me tren. (Lutfi Dervishi)