3 Nëntor, 2026

Dosja “Balluku”, i pandehur dhe biznesmeni nga Tepelena (vëllai i kryebashkiakut Gramoz Sako)

 Dosja “Balluku”, i pandehur dhe biznesmeni nga Tepelena (vëllai i kryebashkiakut Gramoz Sako)

Në dosjen e Belinda Ballukut janë 31 të pandehur, mes tyre pesë ndërtues dhe dy kompani private.

SPAK akuzon Arbër Abazin për korrupsion aktiv dhe falsifikim dokumentesh, pasi dyshohet se i dha Ballukut një vilë në Palasë në këmbim të tenderit të Lotit 7 të Unazës së Madhe.

Për falsifikim dokumentesh akuzohen edhe Artan Sako, Paqsor Buzi dhe kompani të lidhura me ta.

Ndërsa Pandeli Carapuli akuzohet për pastrim parash në lidhje me vilën në White Rocks, në Dhërmi.

Të pandehurit e tjerë janë kryesisht ish-vartës dhe bashkëpunëtorë të Ballukut.

Ervis Berberi përballet me nëntë akuza për shkelje në tendera, ndërsa mbi 10 persona akuzohen për shkelje në tenderin e Tunelit të Llogorasë, mes tyre edhe ish-sekretarja e Përgjithshme e MIE, Viola Haxhiademi.

Të akuzuarit e dosjes Balluku:

Belinda Balluku, shkelje e barazisë në 9 tendera; Korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim pasurie

Pandeli Carapuli, pastrim parash

Igli Tare Pastrim parash në 2 raste

Joana Bushi, pastrim parash

Arbër Abazi, korrupsion aktiv; Falsifikim dokumentesh

“Alko Impex General Construction”, korrupsion aktiv

Viola Haxhiademi, shpërdorim detyre Tuneli i Llogarasë

Ergys Verdho, shpërdorim detyre Tuneli i Llogarasë

Adja Strazimiri, shpërdorim detyre; Shkelje në tendera

Anila Sulollari, shpërdorim detyre Tuneli i Llogarasë

Paqsor Buzi, falsifikim dokumentesh disa herë

Artan Sako, falsifikim dokumentesh disa herë

Ram Geci, falsifikim dokumentesh disa herë

“Eurocol” sh.p.k, pastrim parash

Evis Berberi, shkelje në 9 tendera

Gentian Gjyli, shkelje në tendera dhe shpërdorim detyre

Erald Elezi, shkelje në 3 tendera

Jetmira Dervishi, shkelje në tendera

Mirzeta Kashnica, shkelje në tendera

Jonida Çeçe, shkelje në 3 tendera

Adrian Kroi, shkelje në 4 tendera; Shpërdorim detyre

Denis Xhoshi, shkelje në 3 tendera

Klarita Konomi, shkelje në 1 tender

Miranda Shkurti, shkelje në 8 tendera

Genti Raça, shkelje në 5 tendera; Shpërdorim detyre

Eduart Agalliu, shkelje në 1 tender

Arbër Troka, shkelje në 2 tendera

Dhurata Lazaj, shkelje në 3 tendera

Nikollaq Mihali, shkelje në 3 tendera

Gëzim Noni, shkelje në 3 tendera

Arlinda Gordani, shkelje në 4 tendera.

Tenderi korruptiv

Biznesmeni Arbër Abazi dhe kompania e tij “Alko Impex General Construction” fituan tenderin e manipuluar të ndërtimit të Lotit 7 të Unazës së Madhe të Tiranës. Abazi akuzohet për korrupsion aktiv pasi për fitimin e tenderit shpërbleu Ballukun me një vilë në zonën e Palasës në Bregdet, ndërsa akuzohet edhe për falsifikim dokumentesh.

Bashkë me Abazin për falsifikim dokumentesh janë marrë edhe Artan Sako I kompanisë së ndërtimit 2T, e cila bashkë me Alko Impex General Construction fitoi tenderin e lotit 7, Paqsor Buzi i cili me kompaninë e tij G.P.G. COMPANY fitoi tenderin e lotit 5 të Unazës së Tiranës si edhe ndërtuesi i njohur Ram Geci, firma e ndërtimit të të cilit ka fituar tenderin rreth 14 mln eurosh (me kursin e sotëm) të ndërtimit të rrugës “Porto Romano-Durrës, loti 3”.

Ka qenë pikërisht ky tenderi i nëntë për të cilin Balluku akuzohet se ka manipuluar, përveç atij të Tunelit të Llogorasë dhe 7 loteve të Unazës së Madhe.

Lidhjet e Artan Sakos

Artan Sako, biznesmeni nga Tepelena, është vëllai i kryebashkiakut Gramoz Sako.

Sako është lakuar shpesh për aktivitetin e tij, ku në të paktën dy procedime të mëparshme të SPAK, kompania që posedon rezulton se ka marrë pjesë në tendera publik. E para, ka të bëjë me hetimet për ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar Evis Berberin, teksa ky i fundit ra në pranga për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Emri i Sakos përmendej në procedurat e një tenderi, që iu dha kompanisë të tij të quajtur “2 T” për mirëmbajtje rruge, ku në garë ishte vetëm kompania në fjalë dhe u shpall fituese me ofertën 99% të fondit limit.

Sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit, “2T” është në pronësi të Dritan Troksit dhe Artan Sakos. Objekt i tenderit të ARRSH-së ku “2 T” u shpall fituese, kishte “mirëmbajtjen me performancë të akseve kryesore të tre rajoneve”, Qendror dhe Juglindor me një vlerë rreth 50 milionë euro, ndërkohë loti 3, ka një vlerë totale 1.455.726.087 lekë me TVSH, ose rreth 12 milionë euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *