Doganierët e Mirela Kumbaros mbyllin doganën dhe shkojnë në mbledhjet e Partisë Socialiste në Përmet
O me partinë dhe në punë, o pa partinë dhe pa punë.
Kështu ka vajtur situata sot në Shqipëri, ku administrata është mbushur veç me militantë.
Dhe nuk e kanë për turp, as ta shfaqin publikisht.
Një ditë më parë, drejtuesja e Qarkut Gjirokastër për Partinë Socialiste, Mirela Kumbaro, ka postuar disa foto nga një mbledhje partie në Përmet.
Por, ajo që bie në sy, është se në këtë mbledhje partie, shfaqen edhe personazhe që normalisht s’duhet të kenë lidhje partiake.
Të paktën formalisht.
Nga fotot shihet se prezent në mbledhje kanë qenë edhe drejtori i pikës doganore 3 Urat në Çarshovë, Beso Xhamallari, doganieri Janul Tiçe.
Është si të vejë në mbledhjen e PS-së, fjala vjen drejtori i Policisë!
Se ok, këta drejtorët që janë politikë, është e kuptueshme të jenë në mbledhje partie.
