24 Qershor, 2026

Diçka e rrallë ndodhi dje në Tiranë

 Diçka e rrallë ndodhi dje në Tiranë

Nga Enkekelejd Alibeaj

Dje në Tiranë ndodhi diçka e rrallë.

Të rinj — jo militantë partie, jo të paguar, jo me urdhër nga dikush — dolën në rrugë dhe thanë me zë të lartë atë që shumë prej shqiptarëve e mendojnë në heshtje:

“Shqipëria nuk shitet.”

“Duam dorëheqje.”

“Shqipëria e shqiptarëve.”

“Rama ne burg, Berisha ne burg”

Nuk di të them sot, kush ka të drejtë për pronën, për lejet, për projektin. Ka avokatë, ka gjykata, ka ekspertë — le ta sqarojnë ata. Por që ky vend po shitet copa-copa në ujdi të politikës së vjetër e të korruptuar, duke nëpërkëmbur  shqiptarët si frymorë pa të drejta e dinjitet, kjo është si drita e diellit!

Por pas tubimit të djeshëm di të them një gjë:

Kur të rinjtë dalin vetë — pa flamur partie e pa autobusë të mbushur me klientelë — kjo është shpresë e gjallë për demokracinë. Dhe kjo është gjëja më e frikshme për politikën e vjetër e të korruptuar shqiptare.

Një paralajmërim për të rinjtë:

Kjo protestë është e rrezikshme — jo për ju, por për ta. Dhe pikërisht për këtë do të tentojnë ta mbysin:

Rama do ta quajë “manipulim nga opozita” ose ta barazojë me përçmim me të

Berisha, do të heshtë apo ndoshta do tentojë ta vjedhë dhe të ngrejë flamurin e vet mbi të, gjithnje duke shfokusuar çështjen.

Uroj, që të rinjtë, të ruhen nga ata që duan t’i bëjnë mjet. Ata kanë dalë kundër Ramës dhe kundër Berishës. Kjo është vlera e tyre. Shpresoj të mos lënë askënd t’ua marrë.

E gjithë Shqipëria sot duhet të konsiderohet ZONË E MBROJTUR!

Kur të rinjtë nuk besojnë as të “majtën” e vjedhjeve e të luksit dhe  as të “djathtën” bolshevike dhe hipokrite, atëherë historia fillon të lëvizë.

SHQIPËRIA E SHQIPTARËVE – VDEKJE TRADHËTARËVE !

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *