Dhunuesi që u kthye papritur në heroin i cili ngriti Shqipërinë në këmbë
Gerald Biba, ndoshta mund të hyjë në historinë e Shqipërisë, si njeriu që ngriti në këmbë një vend të tërë, për një revolucion të vërtetë politik.
Dhe kjo, jo falë ndonjë gjesti heroik, por prej dhunës barbare ndaj një protestuesi në Zvërnec.
Grushti dhe tërheqja zvarrë e atij protestuesit në Zvërnec, që u bë virale në rrjet, ndezi protestat në Tiranë dhe tashmë edhe në gjithë qytetet e tjera shqiptare, por edhe më tej, në dasporë.
Nëse nuk do të kishte ndodhur ai gjest, që tregoi gjithë barbarinë e këtij pushteti, që jo vetëm të vjedh, por edhe të dhunon, protesta e Zvërnecit me gjasë do të ishte e lokalizuar dhe sot atje do të vazhdonin punimet normalisht, ndërsa në Tiranë e më tej, jeta do të vijonte njësoj.
Ndaj, ndoshta protestuesit, duhet të dalin me një pankartë të madhe, me foton e Gerald Bibës.
Ai u kthye padashje, në heroin që ka mbushur sheshet e Shqipërisë. (Thuaje.al)