26 Tetor, 2026

Detajet e shpërthimit që tronditi Gjirokastrën, plagosen dy persona (emrat)

 Detajet e shpërthimit që tronditi Gjirokastrën, plagosen dy persona (emrat)

Një automjet tip “Benz” ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në bulevardin “18 Shtatori” në Gjirokastër, duke lënë të dëmtuar dy persona, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, ndërsa automjeti ishte në lëvizje.

Mjeti ishte në pronësi të shtetasit Beqir Devolli, i cili ka mbetur i dëmtuar nga shpërthimi, së bashku me shtetasin Rigers Mela.

Njoftimi i Policisë

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në bulevardin “18 Shtatori”, dyshohet se ka shpërthyer automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B. D., i cili ishte në lëvizje.

Si pasojë e shpërthimit, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit B. D. dhe R. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e saktë të shkakut të shpërthimit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *