Deputetja socialiste poston foton duke puthur gjyshen, pasi i dyfishuan bonusin e pensionistes
Deputetja socialiste Kiduina Zaka, ka postuar një foto me gjyshen e saj.
“Pasi i tregova se, duke filluar nga 1 janari 2027, bonusi mujor për pensionistët do të dyfishohet, e putha fort!
Sepse pas çdo lajmi të mirë për pensionistët, unë shoh fytyrën e saj. Shoh një brez të tërë që ka punuar, sakrifikuar dhe është përkushtuar gjithë jetën për familjen dhe për ne.
Gjyshja ime, të dua shumë! Uroj që të të kthejmë çdo ditë, me dashuri e kujdes, sadopak nga gjithçka që na ke dhënë”, shkruan ajo.