Denoncimi i Auron Tares: Shikoni masakrën në banjat e Bënjës, se si shpërdorohen 2.5 milionë euro
Auron Tare ka denoncuar punimet në banjat e Bënjës.
Kjo, për shkak të përdorimit pa hesap të betonit dhe të mos ruajtjes së identitetit të banjave të Bënjës.
Ai thotë se aty janë investuar 2.5 milionë euro.
Postimi i Auron Tares
“Kanioni i Langaricës”
Fondi Shqiptar i Zhvillimit vazhdon me sukses ndërhyrjet në Kanionin e Langaricës, me synim ruajtjen dhe mbrojtjen e natyrës, si edhe përmirësimin e aksesit pranë shkëmbinjve dhe ujërave termale, në dobi të qytetarëve shqiptarë dhe vizitorëve te huaj.
Këto ndërhyrje elegante dhe të realizuara me kujdes, duke përdorur materiale natyrore dhe duke respektuar mjedisin, nuk cenojnë apo dëmtojnë Kanionin e Langaricës, (sic thonë gojët e liga) i cili është zonë e mbrojtur.
Përkundrazi, ato tregojnë përkushtimin dhe dashamirësinë jo vetëm të specialistëve që kryejnë punimet, por edhe të institucioneve shtetërore që garantojnë mbrojtjen dhe ruajtjen e kësaj pasurie natyrore për publikun dhe brezat që do të vijnë.
Duke falënderuar Administratën e Zonave të Mbrojtura, Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, si edhe Bashkinë e Përmetit për këtë investim të rëndësishëm jo vetem per turistet por edhe per popullin e Permetit i cili gezon per kete dhurate qe vjen nga Partia dhe Shteti.
Nderkohe veme ne dukje me dore ne zemer se me shpresen se keto autoritete do te marrin parasysh se jo me larg se nje kilometer nga ky investim i rendesishem prej 2.5 milion euro ndodhet fshati Benje i cili nuk ka as rruge as ure, nje shkolle te shkaterruar, si dhe nje Kishe te mrekullueshme mesjetare e cila nuk ka pare ende driten e perkujdesjes shteterore.
Mbase kushedi me shpresen e Zotit, Fondi Shqiptar me mbeshtetjen e Partise do te vere dore duke hedhur ndonje fond te vockel edhe per ata pak banore qe kane mbetur ne shpresen e Zotit duke numeruar ditet qe ju kane mbetur.




