11 Qershor, 2026

Denoncimi: Banjat e Bënjës i shkatërruan, tani nuk hyn më njeri të lahet

 Denoncimi: Banjat e Bënjës i shkatërruan, tani nuk hyn më njeri të lahet

Qytetarë dhe vizitorë të zonës së Banjave të Bënjës në Përmet kanë denoncuar përkeqësimin e gjendjes së llixhave kurative, duke publikuar pamje ku shfaqen pellgje me prani myshqesh dhe ujë të ndenjur.

Sipas tyre, pas ndërhyrjeve të kryera në zonë, uji nuk qarkullon më si më parë, çka ka ndikuar në cilësinë e burimeve termale.

Ata shprehen se edhe gjatë muajve të verës, kur frekuentimi është më i lartë, pellgjet nuk kishin arritur më parë në një gjendje të tillë.

“Uji nuk qarkullon më si dikur dhe për pasojë janë krijuar myshqe. Shumë persona nuk hyjnë më për t’u larë në këto llixha”, shprehen qytetarët që kanë denoncuar situatën.

Shqetësimet lidhen edhe me investimet e realizuara vitet e fundit në zonën e Banjave të Bënjës. Projekti i rikualifikimit është financuar përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH) dhe është zbatuar nga kompania e biznesmenit Shkëlqim Fusha.

Ndërhyrjet kanë përfshirë sistemime infrastrukturore, betonizime dhe vendosjen e elementeve të kontrollit të aksesit në zonë.

Këto investime janë shoqëruar me debate dhe kundërshtime nga banorë, aktivistë dhe vizitorë, të cilët kanë argumentuar se ndërhyrjet kanë ndryshuar karakterin natyror të një prej atraksioneve më të njohura turistike të jugut të vendit.

Denoncimi i qytetares:

Përshëndetje! Pamje nga llixhat e Përmet ku pas ndërhyrjeve të gabuara uji nuk qarkullon më dhe ka zënë myshqe nuk lahen më njerzit.

Për shkak t ndehyrjes që është bërë tani. Nuk qarkullon uji si dikur

Po mirë është të publikohet ky eshte rezultat i ndërhyrjeve t gabuara sepse dhe në gusht nuk arrinte pellgu në këtë gjëndje.

Nuk hyn më njeri të lahet aty.

  

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *