Del emri i parë nga PD, si kandidat përr Bashkinë e Gjirokastrës
Alma Buçi përmendet si një nga emrat potencialë për të kandiduar për kryetare të Bashkisë Gjirokastër në zgjedhjet e ardhshme vendore.
Sipas informacioneve që vijnë nga disa burime pranë strukturave politike, ajo pritet të jetë pjesë e garës përballë kandidatit që do të nxjerrë Partia Socialiste.
Buçi vjen me një rezultat politik që mund të ketë peshë në këtë garë. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, ajo rezultoi e para në votimin popullor brenda opozitës, një tregues i mbështetjes që gëzon në radhët e elektoratit opozitar.
Nëse kandidatura e saj konfirmohet, Gjirokastra mund të përballet me një garë interesante politike, ku përballja nuk do të jetë thjesht mes dy kandidatëve, por edhe një test i forcës së opozitës për të sfiduar pushtetin vendor.
Deri në një konfirmim zyrtar, emri i Alma Buçit mbetet një kandidaturë e përfolur nga burime pranë strukturave politike.