Deklarata e fortë: Vlora Hyseni u takua në Baku para se të arrestohej, me njerëz të shërbimit rus dhe serb, amerikanët o shokuan
Gazetari Milaim Zeka ka komentuar rastin e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.
Zeka foli edhe për disa informacione që, sipas tij, lidhen me takimet që Hyseni ka zhvilluar në Baku.
“Po, ne po flasim për informacione si gazetarë. Amerikanët kanë pasur informacion që edhe në Baku, edhe në Turqi, edhe në Hungari, shefja e Shërbimit Informativ Shqiptar është takuar me njerëz të cilët nuk kanë pasur dijeni amerikanët para se kjo të takohej me ata.
Është takuar me njerëz të shërbimit rus, për shembull, është takuar me njerëz të shërbimit serb. Dhe se çfarë kanë biseduar, ne nuk e dimë. Sepse unë e kam bërë një shkrim paraprakisht, para se të arrestohej Vlora, se ata realisht ishin të alarmuar për takimet e Vlorës në Baku.
Në Baku, domethënë, e kanë, sipas informacioneve të amerikanëve – po s’them gjermanëve apo francezëve – kjo në Baku është takuar me dy persona të shërbimit rus dhe një të shërbimit serb. Informacioni është ky, ndoshta del, kjo e demonton.
Asnjë vend perëndimor nuk do të vepronte në këtë mënyrë ndaj shefit të Shërbimit Sekret, siç ka vepruar Shqipëria”, tha Zeka për Euronews Albania.