11 Shtator, 2026

Çmenduria: Shqiptari dhunoi barbarisht gjermanin, pse tha se keltët janë më të vjetër se shqiptarët

 Çmenduria: Shqiptari dhunoi barbarisht gjermanin, pse tha se keltët janë më të vjetër se shqiptarët

Nga Marian Nadler, BLICK

Më 5 nëntor 2025, një 42-vjeçar plagosi rëndë një burrë në Dortmund të Gjermanisë.

Viktimës iu shkaktuan dëmtime të rënda në kokë, të cilat i rrezikuan jetën.

Për muaj me radhë, policia gjermane kërkoi të dyshuarin. Një ekip i posaçëm hetimor për vrasjet punoi intensivisht për gjetjen e tij. Policia publikoi edhe një thirrje për dëshmitarë.

Për një kohë të gjatë, hetimet nuk sollën rezultate.

Deri në qershor 2026, kur rasti u bë i njohur për një publik të gjerë përmes emisionit televiziv gjerman “Aktenzeichen XY … ungelöst”. Kjo solli informacionin vendimtar që çoi në arrestimin e 42-vjeçarit në Zvicër.

Sherr në lokal – më pas viktima rrihet brutalisht

Policia nuk ka bërë të ditur se ku u arrestua saktësisht i dyshuari në Zvicër.

Të hënën e kaluar, ai u transferua në Gjermani.

Çfarë ndodhi mbrëmjen e 5 nëntorit?

Kjo bëhet e qartë nga emisioni i transmetuar më 3 qershor.

Një bisedë rreth popujve të lashtë për pak sa nuk i kushtoi jetën viktimës.

Pak pas orës 23:00, personi që më vonë do të bëhej i dyshuari kryesor, hyri në një lokal në lagjen Kirchlinde. Pak më vonë, në lokal hyri edhe viktima.

Viktima u gjet pa ndjenja dhe e mbuluar në gjak

Dy burrat u ulën pranë njëri-tjetrit në banak dhe po pinin birra.

Kur viktima pretendoi se keltët ishin më të vjetër se shqiptarët, grup me të cilin identifikohet 42-vjeçari tashmë i arrestuar, situata u përshkallëzua.

Rreth orës 23:50, të dy burrat dolën nga lokali.

Pak më vonë ndodhi sulmi.

Personat që i dhanë ndihmën e parë e gjetën viktimën pa ndjenja dhe të mbuluar në gjak. Ai u dërgua në një klinikë për trajtim.

Sulmuesi u largua nga vendi i ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *