Çmenduria në Jorgucat, 66-vjeçari i zapton magazinën bashëfshatarit: Më ka lekë borxh
Policia ka nisur procedim penal ndaj një 66-vjeçari në Jorgucat, pasi i ka zaptuar magazineën një bashëkfshatari.
Sipas Policisë, ai e mban me vetëgjygjësi të zaptuar këtë pronë, me pretendimin se bashkëfshatari i ka lekë borxh.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. J., 66 vjeç, banues në fshatin Jorgucat, pasi mban me vetëgjyqësi, një objekt (magazinë) në pronësi të shtetasit V. M..
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, bën me dije Policia.