Çmenduria e radhës e qeverisë Rama, për një koncert 50 mln euro
Nga Miranda Rira
50 milionë euro për koncertin e Kayne West!
Çmimet katastrofë të ushqimeve nuk i ulin, naftën nuk e ulin, plehrat kimike dhe naftën nuk ua subvencionojnë fermerëve, por bëjnë rrush e kumblla taksat tona.
-Me 50 mil euro mund të ishin ndërtuar të paktën 30 shkolla të reja.
-Me 50 milionë euro, mund të kishit dhënë 5 herë statusin e minatorit, që keni 30 vjet që e gënjeni;
-Me 50 mil euro mund të ishin ndërtuar të paktën 2 spitale të reja apo rikonstruktuar 10 te tjera, si ai i Prrenjasit që është ende i Enver Hoxhës.
-Me 50 mil euro mund të kishit blerë të paktën 6 skanera PET (Positron Emission Tonography), që zbulon kancerin në hapat e parë duke shpëtuar qindra jetë njerëzish e që në spitalet tona nuk kemi asnjë të tillë.
-Me 50 mil euro mund të kishit blerë 5-6 helikopterë zjarrfikës për fikjen e zjarreve gjatë verës që shfarosin pyjet e djegin fshatra të tërë siç ndodhi vjet në Gramsh.
-Me 50 milionë euro mund të kishit blerë ilaçe për fëmijët talasemikë apo pacientë të tjerë të Onkologjikut që rropaten spitaleve në mëshirë të fatit e të Zotit..
-Me 50 mil euro mund të ishin bërë të paktën 100 parqe apo kënde lojrash për fëmijë me 500,000 euro secili, ku të loznin fëmijët dhe mos vriteshin në rrugë.
-Me 50 mil euro mund të kishin blerë rreth 1000 qen shpëtimi me 50,000 secili, SAR(search and rescue) dogs, se kur ra tërmeti në nëntor 2019, dhe një qen shpëtimi nuk kishte ushtria shqiptare, por priste të vinte qeni nga Kosova.
Në një shtet brekëgrisur si ky i yni, shumë gjëra mund të ishin bërë me 50 milionë euro, sesa të hidheshin për një koncert dava Noizy.
E zbrazën qëllimisht këtë komb dhe e shkatërruan qëllimisht këtë popull. Kaq shumë i urren shqiptarët more gjyslykngjyrësh??!
Kujt i duhet spektakli i këtij zgjebjes me skandale seksuale kur kemi kaq shumë probleme ekzistenciale për të ndrequr…