14 Korrik, 2026

Çmenduria: 40 mijë lekë për një shezlong në Sarandë, vendimi merret nga Bashkia

 Çmenduria: 40 mijë lekë për një shezlong në Sarandë, vendimi merret nga Bashkia

Nga Zija Lika

Këshilli Bashkiak i Bashkisë Sarandë, në ndryshim rrënjësor nga të gjitha Këshillat Bashkiake të Bashkive të vendeve të tjera bregdetare të RSH, për sezonin veror 2026, ka vendosur çmime tavan deri 4 mijë lèkë të reja, për çadër plazhi me dy shezlongje në plazhet në menaxhim privat, të vijës bregdetare  të juridiksionit terretorial të kësaj bashkie.

Aktualisht, ky çmim  dëmton rëndë dhe në mënyrë krejt të pamerituar xhepat e qytetarëve shqiptarë dhe të huaj, të cilët në përgjithësi detyrohen t’i zgjedhin këto plazhe, veçanërisht  në kushtet kur numri i plazheve publike është tepër i kufizuar ( rreth 0.5% e numrit total rë plazheve). Justifikimi që përdoret se në plazhet rrotull ishujve në Ksamil, çmimi i mësipërm tavan duhet të jetë maksimal në shifrat 4 mijë lekë të reja, nuk qëndron për arsyet se:

Së pari vija bregdetare në RSH, është me ligj pronë publike dhe jo private.

Së dyti. Përgjithëthsisht ata që kanë bërë investime në plazhet përkatëse, i kanë bërë në mënyrë krejt të paautorizuar ligjiresht, duke mos patur dokumentacionin përkatës ligjor, ndërkohë që në mungesë të këtij dokunenracion, këto ndërhyrje në urbanustikë, arkitekturë, ekosistem e tjera, janë të dënueshme dhe ndëshkueshne ligjërisht.

Së treti. Mrekullia dhe bukuria e plazheve rrotull ishujve, është dhuratë e natyrës dhe aspak kontribut i pronarëve përkatës fatlumë, të menaxhimit të plazheve jo në pronësi të tyre dhe për këtë ky aspekt, nuk përbën aspak argument shtesë, për rritjen e çimimt të shërbimit të lartëpërmendur në dëm të klientëve.

Së katërti, Këshilli Bashkiak i sipërcituar, këtë çmim tavan duhet ta sqaronte, përcaktonte dhe përpjestonte në njësi kohore, pasi ai përbën normalisht tarifën e pagesës për marrje me qira ditore nga klienti të një çadre plazhi me dy shezlongje, sikurse e kanë vendosur edhe këshillat bashkiake të bashkive të vendeve të tjera bregdetare të RSH ( jo më shumë se 900, ose 700  lekë reja), dhe jo të njëjtat çadra të tregtohen më shumë se 1 herë për çdo ditë me po të njëjtin çmim, sikurse ndodh në vazhdimësi, qoftë edhe kur klienti e kërkon dhe gëzon këtë shërbim, në një pjesë të vogël kohore të kohëzgjatjes normale ditore të këtij shërbimi  (mesatarish rreth 10 orë).

Së pesti: Ndarja në 4 zona (C, B, A, Elit) e plazheve të Ksamilit, me çmime tavan për çdo cadër me dy shezlongje, respektivisht 1000, 2000, 3000, 4000 lekë të reja, do të shoqërohet me shumë spekullime, pasi subjekte të ndryshme të menaxhimit privat të plazheve të zonave për shembull C, B, A, do të priren ta tregtojnë shërbimin përkatës, sikur t’i përkisnin zonave të niveleve më të larta, për të marrë padrejtësisht edhe më shumë të ardhura dhe ky do të jetë një fenomen shtesë (akoma më negativ), që mendoj se do të ndodh, ndërkohë që kjo ndarje në zona për efekt të vendosjes së çmimeve tavan si më sipër, përveç se në Ksamil (ku në sezonet e mëparshme verore, kanë ndodhur fenomene tepër negative të panjohura në botë, deri te kyçja plazhevre me dryn në orare të caktuara, nga subjekte të veçanta të menaxhimit privat të tyre), nuk ekziston në asnjë nga vendimet analoge, të këshillaveve bashkiake të bashkive të vendeve rë tjera bregdetare të RSH (Himarë, Vlorë, Durës, Lezhë, Shkodër e tjera), të marra për këtë qëllim.

Ndonëse ka dhe arsye të tjera, që e kundërshtojnë këtë çmim tavan,  gjykoj se fajtori kryesor i kësaj situate të krijuar në dëm të interesit publik, është qeveria shqiptare, e cila përmes akteve përkatës nënligjore, i’u jep të drejtën këshillave bashkiake të kësaj kategorie, të vendosin  çimime të larta spekulative (sikurse ka ndodhur në rastin në fjalë), bazuar në interesa dhe përfitime private të drejtëpërdrejta apo tërthorta, të shumicës së këshilltarëve (të majtë e të djathtë), të cilët në këshillin bashkiak të bashkisë Sarandë, bëhen dukshëm nga mbrojtës në dëmtues të hapur dhe flagrant të interesit publik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *