Çmenduri në Përmet: Policia procedon penalisht dy adoleshentë pse u kapën me… skuter
Në Përmet, Policia është aq rigoroze, sa të çon për ndjekje edhe nëse i jep skuterit.
Kjo gjë ka ndodhur me dy adoleshentë.
Ata janë çuar për ndjekje penale në Prokurori, duke drejtuar dy skutera elektrikë.
“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 2 shtetas të mitur, të moshave 15 dhe 16 vjeç, pasi u kapën nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, duke drejtuar motomjete elektrike, pa leje drejtimi”, bën me dije Policia.
Në një vend ku të korruptuarit dhe kriminelët lihen të lirë, në Përmet merren me dy adoleshentë pse kanë skuter.
