21 Maj, 2026

Ç’më duhet mua sa shtëpi ka Linda, Mirlinda dhe Belinda…

 Ç’më duhet mua sa shtëpi ka Linda, Mirlinda dhe Belinda…

Sa kohë kryeministri Edi Rama merr në mbrojtje Mirlinda Karçanajn dhe bandën e AKSHI-t, e bën sepse e di se pasuritë që kanë vënë i kanë falë korrupsionit të qeverisë së tij.

Fakti që pasuritë e korrupsionit i kanë orientuar në imobiliare, me nxitje të Edi Ramës, do të thotë se faturën e korrupsionit do ta paguajnë dyfish qytetarët shqiptarë.

Para se t’i shtrosh vetes pyetjen ç’më duhet mua sa shtëpi ka, Rama, Linda apo Belinda, po të jap disa të dhëna që t’i dish.

Sot një çifti të ri në Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier, Berat, Lezhë, Sarandë i duhen 80 vite për të blerë shtëpinë e parë.

Sot një familje e shtresës së mesme, që jeton në një shtëpi 1+1, nuk e ndërron dot shtëpinë për të blerë një shtëpi 2+1.

Sot një familje që jeton në Yzberisht, Astir, Fresk nuk zhvendoset dot më afër qendrës, për një jetesë më të mirë, apo për shkollë më të mirë për fëmijët, apo më shumë shërbime.

A e keni pyetur veten si ka mundësi që ndërtimi është i vetmi sektor ku nuk ka as konkurrencë, as ofertë, por ndërkohë që popullsia njeh plakje dhe ulje, ky sektor njeh vetëm rritje?

Janë këto të dhëna që duhet t’i dish para se të pyesësh veten, ç’më duhet mua sa shtëpi ka Linda, Belinda apo Rama. (Besart Xhaferri)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *