Çfarë po fsheh Flamur Golemi?
Nga Armando Rabi
Prej javësh, Bashkia Gjirokastër dhe kryebashkiaku Flamur Golemi vijojnë të heshtin përballë kërkesave për transparencë mbi procedurat e tenderave dhe dokumentet zyrtare ku një prej tyre është furnizimi me karburant për vitet 2024–2025.
As kërkesa jonë për informacion dhe as shkresa e Komisionerit për të Drejtën e Informimit nuk kanë marrë përgjigje.
pyetja është e thjeshtë:
Pse fshihet informacioni publik?
Çfarë ka kaq problematike në dokumentet e tenderave të karburantit sa Bashkia Gjirokastër refuzon t’i bëjë publike?
Nëse gjithçka është zhvilluar sipas ligjit, atëherë pse shmanget transparenca dhe pse është zgjidhur heshtja?
Në çdo shtet normal, dokumentet e tenderave publikë konsiderohen informacion që i përket qytetarëve, sepse bëhet fjalë për para publike.
Por në bashkinë Gjirokastër duket se administrata funksionon me një tjetër standart institucioni nuk denjon as të përgjigjet.
Më ironik është fakti se heshtja nuk po mbahet vetëm ndaj qytetarëve, por edhe ndaj vetë Komisionerit për të Drejtën e Informimit.
Për këtë arsye lindin disa pyetje publike:
A ka kthyer përgjigje Bashkia Gjirokastër ndaj shkresës nr. 930/1 prot., datë 21.04.2026, brenda afatit ligjor?
Nëse po, pse nuk jepet informacion ?
Nëse jo, a është marrë ndonjë ma’s apo gjobë ndaj Bashkisë Gjirokastër sipas ligjit nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit ?
Apo ligji zbatohet vetëm për qytetarët dhe jo për institucionet?