11 Shtator, 2026

Çfarë ndodhi në Sarandë – I plagosi nipat një javë më parë, sot shkoi të hakmerrej

 Çfarë ndodhi në Sarandë – I plagosi nipat një javë më parë, sot shkoi të hakmerrej

Ngjarja e ndodhur ditën e sotme në Delvinë rezulton një konflikt i mbartur prej një jave.

6 ditë më parë, në lagjen nr.4 të Sarandës, në rrugën “Mitat Hoxha”, 45-vjecari Xhike Hita, për motive banale, është konfliktuar dhe ka goditur me sende të forta e thikë nipat e 47-vjecarit Lekan Tozo.

Konflikti është zhvilluar rreth mesditës së 14 gushtit, ndërkohë që policia shoqëroi palët në Komisariat dhe vendosi ndjekjen e autorit në gjendje të lirë. Pas mjekimit të marrë, edhe të dëmtuarit lanë spitalin.

Por 6 ditë më pas konflikti duket se është zhvendosur në Delvinë, ku Lekan Tozo është përballur me 45-vjecarin Xhike Hita, edhe ky me origjinë nga Delvina. Ata kanë nisur të konfliktohen për shkak të plagosjes që Hita i kishte bërë nipave të Tozos.

Gjatë përleshjes fizike mësohet se janë përdorur dhe armë të ftohta që kanë rezultuar në plagosjen e lehtë të Hitës.

Ndërkohë policia e Sarandës ka shoqëruar edhe disa persona të tjerë, familjarë të Tozos e Hitës, pasi janë konfliktuar verbalisht në lagjen nr.4 të Sarandës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *