“Çfarë komandant i leshit more” – Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
Kryeministri Edi Rama sulmoi sërish ditën e sotme Dritan Goxhajn, ish-luftëtar i UÇK-së, pasi një ditë më parë ai shpalosi kërkesat e protestuesve që prej tre javësh kërkojnë largimin e tij nga qeveria.
Ai publikoi një dokument, që sipas tij ia kishin dërguar, ku pretendohej se Goxhaj kishte refuzuar që të luftonte për çlirimin e Kosovës, ndërsa e akuzonte si “një manipulator gjysëm taleban e gjysëm mitoman”.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama e cilësoi atë si “manipulator, gjysmë taleban e gjysmë mitoman”.
Rama publikoi një mesazh që sipas tij i ishte dërguar nga një person që ka humbur familjarë gjatë luftës, i revoltuar nga mbështetja që po i jepet Goxhajt në kuadër të protestave.
““Po mos bre mos ja kajni nanën krejt, çfarë komandant i leshit more”… Këto ishin fjalët e një burri me disa të vrarë në familje, që i revoltuar me hosanatë e mbrojtësve të këtij tipit, më çoi dokumentin bashkëngjitur sot në sabah☹️
Ndërsa këto janë fjalët e mia:
Ej, trima, jo për një manipulator gjysëm taleban e gjysëm mitoman, po për krejt botën sikur të ma falin, nuk e hedh një pikë balte unë mbi flamurin e UÇK-së🇦🇱🦅🇽🇰
Dhe kush bën shaka me ndërhyrjen agresive të Iranit në këtë protestë, do ndihet shumë i turpëruar kur e vërteta të dalë në shesh, pasi e tërë kjo mjegull histerie digjitale të shpërndahet🤡”, shkruan Rama.

Mirëpo, në një dokument të publikuar së fundmi që vërteton se Goxhaj ka ka shërbyer në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga 1 marsi 1999 deri në përfundim të luftës. Në dokument thuhet se Goxhaj ka mbajtur detyrën e komandantit të një batalioni gjatë periudhës së konfliktit.
