21 Maj, 2026

Brisida Shehaj: Miqtë e mi të vjetër, nuk më flasin me gojë më dhe ndërrojnë rrugën, pse kritikoj Edi Ramën

 Brisida Shehaj: Miqtë e mi të vjetër, nuk më flasin me gojë më dhe ndërrojnë rrugën, pse kritikoj Edi Ramën

Ish-drejtoresha e Tatimeve dhe ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj, në një intervistë për Vizion Plus, ka komentuar figurën e deputetit Erjon Braçe dhe rolin e kastës së vjetër në Partinë Socialiste.

Shehaj tha se Braçe ka krijuar perceptimin e të vetmit të ndershëm në PS, duke u shfaqur si njeri pranë qytetarëve të Divjakës dhe tashmë i njohur edhe në Tiranë. Megjithatë, sipas saj, Braçe nuk beson se veprimet e qeverisë janë të duhura dhe mendon se “Rilindja” po i sjell kosto vendit.

Erjon Braçe ka krijuar perceptimin e të vetmit të ndershëm në Partinë Socialiste, si njeriu që bën shumë për popullin dhe për qytetarët e Divjakës. Tani është bërë i njohur edhe për popullin e Tiranës. Ai është një njeri që nuk beson se veprimet që po ndodhin janë të duhura. Një njeri që mendon se “Rilindja” po i sjell kosto vendit.

Një njeri që ka përfituar shumë nga Partia Socialiste, pasi është deputet që prej moshës 20 vjeç. Si ai ka shumë në Partinë Socialiste, njerëz që rrinë pranë Edi Ramës dhe Rilindjes, pa u përballur me ta.

Ky është problemi i tij, ky është problemi i Damian Gjiknurit, ky është gabimi i Ditmir Bushatit, e po ashtu i Blendi Klosit dhe të tjerëve. Kasta e vjetër e Partisë Socialiste, me shumë prej tyre kam komunikuar edhe para se të largohesha, kur u thosha se ishte momenti për të folur, sepse mënyra si po shkon ky proces po e kthen partinë në një strukturë bashkiake. Dhe pamë çfarë ndodhi në bashki.”– tha Brisilda Shehaj

Ajo gjithashtu u ndal edhe te e brendshme në Partinë Socialiste dhe marrëdhëniet mes figurave politike, duke thënë se nëse bën fjale me kreun e partisë miqte që ti i ke prej 20 vitesh nuk te flasin me sepse kane frikë.

Këta njerëz i njoh mirë dhe e di si janë. Kur bën debat me Edi Ramën, miqtë e shokët e vjetër prej 20 vjetësh nuk të flasin më. Nuk të përshëndesin në rrugë, nuk të marrin në telefon për të pyetur si je. Ka disa trima që të thonë “më fal, ishim në rrugë” dhe dërgojnë një mesazh, por shumica nuk e bëjnë. Kjo “sëmundje” është shtrirë edhe në Rilindje, pjesa që nuk të flet, nga frika se e merr vesh Edi Rama.”- tha Shehaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *