14 Korrik, 2026

Biznesmeni me miliona euro, bëhet drejtor i Pronave

 Biznesmeni me miliona euro, bëhet drejtor i Pronave

Valdrin Pjetri, bashkëaksioner në disa kompani me vlerë asetesh miliona euro, ka zgjedhur të mos kujdeset për pasurinë e vet, por të marrë përsipër një punë shteti, me rrogë shteti, te Agjencia e Pronave.

Siç duket, Pjetri kontribuon për qytetarët përkundrejt një rroge shteti duke u shërbyer atyre.

Shpifësit mund të thonë se fakti që ai lë milionat e kompanive private që ka nën pronësi, për qindarkat e shtetit, sugjeron se drejtorllëku në shtet duhet të jetë krahësimisht më fitimprurës, por kjo është thjeshtë shpifje!

Ka në fakt shumë të tillë.

Më herët Rama na bëri drejtor të hipotekës së Vlorës një biznesmen të blerë nga opozita ndërsa një drejtor rrugësh, sot në burg, gjithashtu kishte lënë punën e një kompanie me miliona euro fitime neto për të kontribuuar për qytetarët si drejtor! (Gjergj Erebara)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *