Besa e Ramës, që ia dha edhe Veliajt e Tahirit, dhe që nuk e besojnë as Bela me Tigrin
Nga Lavdrim Lita
Kryeministri në stilin flagrant të Fidel Kastros mbajti me muhabet deputetë e ministra për orë të tëra duke premtuar reflektim e sqarim. Me dokumente siç thotë ai shitësi i pronave në Durrës.
Në fakt, me rrena, përralla e përmbetime e ka shtyrë ca vite në qeverisje. Por njerëzve ju ka dalë narkoza.
Askush nuk ja beson më fjalët për Ligjin për Investimet strategjike, për Zonat e mbrojtura, për Paketën e Maleve, për qindra reforma (shëndetësi falas, arsim modern, bashki europiane) që ka bërë e ka dashur të bëjë.
Është thjesht në arrati mendore për të dalë nga një shtetrrethim demokratik i protestës që ka tronditur themelet e legjitimitetit të tij.
Protesta ja ka hequr maskën europiane, e ka zhveshur nga moraliteti publik dhe ka zbuluar qelbin e administratës së tij të korrupsionit! Çdo zyrë një dyqan patronazhistësh.
Ai ju jep ‘besën’ shqiptarëve siç janë ka thënë besën Erion Veliajt, Ilir Beqes, Saimir Tahirit, Lefter Kokës, Jyrgys Çyrbes e shumë të tjerëve në qeli.
Dy ish-krahët e të majtë e të djathtë Bela e Tigri nuk ja kanë besën, pse duhet ta kenë të tjerët!?
Ai ka frikë nga protesta sepse i tregon burgun, konfiskimin e pasurisë dhe që nuk do ta gëzojë pensionin e artë!