21 Maj, 2026

Berisha akuzon pronaren e Top Channel: Vjollca Hoxha, një kumarxheshë e papërmbajtur, që vjedh me Ramën

 Berisha akuzon pronaren e Top Channel: Vjollca Hoxha, një kumarxheshë e papërmbajtur, që vjedh me Ramën

“Një tentativë për të mashtruar shqiptarët, për të retushuar krimin dhe mafien”. Kështu e ka etiketuar Sali Berisha intervistën e organizuar dje nga Top Channel, me ish drejtoreshën e AKSH-it, të akuzuar nga SPAK si pjestare e një grupi kriminal.

Lideri i opozitës e quajti Top Channel si “mafie të fjalës së lirë”, duke e etiketuar pronaren e e tij Vjollca Hoxha si një “kumarxheshë të papërmbajtur”, që grabit miliona para publike në bashkëpunim me Edi Ramën, për të mashtruar teleshikuesit e saj.

Berisha i bëri thirrje qytetarëve që të bojkotojnë televizionin kombëtar, të hedhin poshtë mashtrimet e tij dhe ta kërkojnë të vërtetën në mediat sociale, të cilat për hir të së vërtetës shpërthyen me meme në rrjet për intevistën e Mirlinda Karcanajt.

Sipas tij kjo intervistë ishte organizuar me një qëllim të vetëm: për të shplarë gënjeshtrën e kryeministrit se ish drejtoresha e AKSH jeton në shtëpi me qera, të cilën e rrëzoi sekuestrimi nga gjykata i disa pronave të saj. Ndonëse nuk e përmendi me emër, Berisha shigjetoi edhe ish deputeten e tij, Grida Duma që kreu formalisht intervistën.

Ai e krahasoi atë me shfaqjen e të njëtës moderatore përkrah Belinda Ballukut te tuneli i Llogarasë, menjëherë pasi plasi skandali se me atë tender ishin vjedhur me një dorë 5o milionë euro.

Prej disa ditësh, fiks që nga hapja e polemikës mes kryeministrit Rama dhe Reporterëve pa Kufij, lidhur me shkallën e lirisë së mediave në vend, lideri i opozitës është angazhuar në një denoncim të sistemit mediatik dhe televizioneve të mëdha duke nisur me Nevs 24, Report TV e tani me Top Channel.

Fjala e Berishës

Ndaj dhe të dashur qytetarë dhe qytetare, edhe njëherë këtu u paralajmëroj se mafia e fjalës së lirë, në rastin konkret është fjala për Top Channel që drejtohet nga një kumarxheshë e papërmbajtur, që milionat që grabit nga ju me Edi Ramën dhe ministrat, i përdor për t’u mashtruar.

I përdor për t’u mashtruar ju.

Ndaj dhe lutja ime për çdo qytetar, hidhni poshtë me përçmim mashtrimet e tyre.

Bëni transparencë me mediat sociale se po tejkalohet çdo lloj kufiri.

U mashtron Edi Rama, tani del në media dëshmitari i Edi Ramës për të vërtetuar mashtrimet e Edi Ramës pasi mediat vërtetuan se Edi Rama mashtroi.

Po të bëhet një kontroll faktesh pasi publikoi SPAK të dhënat e veta, dola se Edi Rama kishte mashtruar në çdo fjali.

Dhe tani për të mbuluar mashtrimet e tij, del kreu i organizatës kriminale, se kjo është një Lubi bis, i vetmi ndryshim është se nuk është në ekstazë siç ishte Lubia në tunel.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *