Berat Buzhala merr zarfin nga Kastrati: Ata që protestojnë në Zvërnec, komunistë, islamistë dhe të paguar nga shtetet fqinje
Berat Buzhala duket se e ka marrë një dorë të mirë parash nga Shefqet Kastrati, biznesmeni që qendron realisht pas projektit të Zvërnecit dhe Pish Poros në Nartë.
Buzhala sulmon protestuesit, duke thënë se ata janë komunistë, ismalistë dhe të paguar nga shtete fqinje, që nuk duan zhvillimin e Shqipërisë.
Postimi i Buzhalës
Kurrkush ne historine mijera vjecare te njerezimit nuk e ka demtu ambientin me shume se Evropa Perendimore dhe Amerika Veriore. Qofte permes rrymes me thengjill, qofte permes rrymes me uje.
Pastaj flamurin e ka marre Lindja e Mesme, me nxjerrjen e naftes, e tash se fundmi edhe Kina e India.
Afrika e gjore ka qene vazhdimisht korrekt, por ka mbetur keshtu sic ka mbetur.
Na ne Kosove gjithashtu e ndalem ndertimin e nje blloku te ri me thengjill, kurse sot nuk kemi rryme ne pike te veres. Gjithashtu, edhe ambientin e kemi per ibret.
Po flas per zhvillimet e fundit ne Vlore, ku pritet me u ndertu resorti turistik me i madhi ne Adriatik, me pare te arabeve dhe amerikaneve.
Propaganda online lidhur me kete projekt eshte e frikshme. Dikush thote Shqiperia po i fale toke Izraelit, derisa investitoret jane arabe nga Katari. Dikush po i citon disa deklarata te Kurtit, 10 vjet te vjetra, kinse po flet per Vloren. Kurti ia ka fale Manastirit te Decanit 20 hektare.
Zhvillimi i ekonomise dhe ruajtja e ambientit duhet me qene brenda njefar balansi, e ku ne ate balans duhet me u fute edhe disa interesa te tjera kombetare, qysh me thane, me u miqasu permes ekonomise me familjen e Trumpit.
Ne rastin investimeve ne Vlore, i kane rrase durte: komunistat, islamistat dhe disa shtete fqinje, qe nuk duan kurrqysh qe ne Shqiperi me u zhvillu nje projekt disa miliarde dollar, ku eshte i perfshire Jared Kushner dhe Ivanka Trump.
Nje pyetje: Kur keni shku ne ato resortet masive ne Turqi, Dubai etjjj, a keni mendu mos rastesisht eshte demtu ambienti?
Te vetmit njerez, sipas meje, qe kane arsye me protestu, do te ishin ata qe kane pretendime direkte pronesore. Pjesa tjeter eshte politike. Eshte bull shit. Prona eshte e shenjet. Njerezit duhet me u kompenzu.
Perndryshe ambienti demtohet cdo dite qe e ndezim makinen, avionin, termocentralin etj. Mirepo, njerezimi ka vendose me mendu: a ma mire me u zhvillu pak e me demtu ambientin, a me rujte ambientin ne menyre radikale.