12 Qershor, 2026

Ben Blushi shpërthen ndaj protestuesve: O rrugeçër, ç’keni me mua? Unë ika nga politika të merrem me art

 Ben Blushi shpërthen ndaj protestuesve: O rrugeçër, ç’keni me mua? Unë ika nga politika të merrem me art

Ben Blushi, që për vite me radhë akuzonte Edi Ramën për kapje të Shqipërisë, me oligarkët e tij, prej vitesh, që prej miliardave që fitoi nga inceneratorët, është kthyer në shërbëtorin e kryeministrit.

Dhe këtë e bën me një zell të madh, aq sa tashmë ka vendosur të sulmojë protestuesit që kanë dalë në shesh kundër Ramës.

Atij Ramë, që ai e akuzonte më keq dhe më ashspër se protestuesit, disa vite më parë.

“Protesta thotë se tokat tona nuk duhet t’u jepen të huajve. Bukur.

Pra nëse Zvërnecin e ndërton një oligark shqiptar flamengot do kthehen në shtëpi”, u shpreh Blushi, duke u përpjekur të shtrëmbërojë debatin real të protestës, e cila nuk bëhet as kundër të huajve e as për Zvërnecin, por kundër Edi Ramës dhe gjithë kastës së vjetër politike.

Duke qenë se komentet të gjithë kanë qenë kundër tij, ai ka bërë një status fyes ndaj protestuesve.

“Vetëm në Shqipëri ndodh që një njeri që poston një foto për kënaqësinë e vet në faqen e vet shahet dhe fyhet nga qindra rrugaçë facebook-u.

Çfarë qeniesh jeni ju që nuk lini gjë pa shkruar pa marre parasysh se kete faqe e lexojne femijet e mi, familja ime, miqte e mi dhe cdo njeri qe me do?

A keni ju familje, nder dinjitet qe ofendoni nje qytetar privat i cili nuk ka asnje pergjegjesi per cfare po ndodh sepse ka ikur me vullnet nga politika per t’iu kushtuar artit”, shkruan Blushi, që edhe provokon protestuesit, edhe do që ta respektojnë dhe mos ta shajnë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *