Bela, si model dhe frymëzim për të rinjtë shqiptarë
“Me të rinjtë e Fierit, në një bisedë të hapur për punët e Shqipërisë, rrugën që kemi bërë, sfidat që ende na presin dhe objektivi ku duan të arrijmë për të ndërtuar një të ardhme edhe më të mirë për të gjithë.
Energjia e tyre është një forcë që frymëzon dhe na shtyn të ecim përpara me më shumë besim e vendosmëri”.
Kështu shkruan Belinda Balluku, që pavarësisht akuzave ndaj saj, shfaqet pa pikë turpi në rrjetet sociale.
Dhe të rinjtë që e takojnë, edhe pse kanë në krah një të akuzuar për korrupsion me shifra të frikshme, duken të lumtur.




