24 Qershor, 2026

Bëhuni gati tani për Gridën, Fevziun dhe ndonjë skandal seksual

 Bëhuni gati tani për Gridën, Fevziun dhe ndonjë skandal seksual

Nga Sami Curri

Nga historiku i protestave të zhvilluara deri më sot, me shumë gjasa skenari i propagandës në vijim do të jetë:

1.Greqia e poshtër na ka zili turizmin. Na ka zili zhvillimin, prandaj do të përpiqet me çdo kusht ta sabotojë projektin në Zvërnec. Tamam si në filmat me diversantë të komunizmit. Këtu do të marrim pak borxh edhe Buzhalën nga Kosova. Por do të presim disa ditë, pasi ai ka ca halle me Albinin dhe pas datës 7 qershor do t’i japë zjarr…

2.Meqë këtë herë Saliun nuk e përdorin dot, pasi është hapur në një tavë me ta, është e sigurt që do të gjejnë ndonjë histori me këto subjektet e tjera politike.

3.Propaganda në mediat kryesore televizive me siguri do të jetë më agresive. Në kuptimin që do të hyjnë në lojë Fevzo, Grida, me rrëfime, lotime dhe lloj-lloj hesapesh të tjera.

4.Kam një parandjenjë se zyra e Kryeministrit do të prodhojë ndonjë histori, mbase edhe ndonjë aferë seksuale të ndonjë zyrtari, vetëm e vetëm për të devijuar vëmendjen.

E shumë e shumë histori të tjera, por më mirë t’ia lëmë kohës…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *