“Bëhuni gati” – Arben Ahmetaj gati të trondisë politikën shqiptare
Emisioni ‘Çim Peka Live’në Syri Tv, do të nisë në shtator me një tjetër intervistë ekskluzive me ish zv/kryeministrin në ekzil Arben Ahmetaj. Lajmi është konfirmuar nga vetë autori dhe moderatori i emisionit Çim Peka.
Intervista do të transmetohet në datën 7 shtator, në të cilën do të ketë të përfshira edhe audiopërgjime, që denoncojnë skandalet e qeverisjes së vendit
“U kry. Behuni gati per dt 7 Shtator. Audio pergjime, dokumenta, gjithcka” shkruan Peka në një postim në facebook ndërsa publikon dhe një foto ku ai ka dalë me Arben Ahmetajn.
Intervista e fundit që Ahmetaj ka dhënë ka qenë në fillim të këtij viti, 8 Janar po për Çim Pekën, ku denoncoi Ergys Agasin, i arrestuar sot me urdhër të SPAK.
Ndërkohë në një postim tjetër Peka shkruan:
“Ediot, ma nalt, ma nalt.
U shpenzove kot me Gysin. Tjeter gje me dt 7. Me kete ritem do i arrestosh te gjithe deri me 7 Shtator,
Me beso: Ma nalt, ma nalt!”
Kjo është intervista e pestë e Arben Ahmetajt i cili në çdo intervistë ka denoncuar aferat korruptive dhe lidhjet me krimin të kryeministrit Edi Rama.