20 Shtator, 2026

Banorët e Memaliajt i kishin zënë rrugën, Rama u largua me helikopter nga Gjirokastra

 Banorët e Memaliajt i kishin zënë rrugën, Rama u largua me helikopter nga Gjirokastra

Banorët e Memaliajt kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër Reformës Administrative-Territoriale, ndërsa kryeministri Edi Rama ndodhej në Gjirokastër.

Pasi ka marrë informacion për protestën, Rama ka ndryshuar planin e lëvizjes dhe është nisur me helikopter drejt Vlorës.

Banorët e Memaliajt i kanë dalë në rrugë kryeministrit dhe po e prisnin pas takimit në Gjirokastër, ku u prezantua skema për shkrirjen e tre bashkive: Memaliaj, Këlcyrë dhe Libohovë.

Ndaj dhe ai u detyrua të largohej me helikopter.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *