26 Qershor, 2026

Banditët

 Banditët

Nga Andi Llabuti

Ky i dhjamosuri i parë, me barkun tek buza dhe c*cën tek kërthiza, mendohet se është Gazment Vathi, personi që dhunoi protestuesin ditën e djeshme, gjatë protestës në Zvërnec për të drejtat e tij, duke e lënë pa ndjenja dhe u tërhoq zvarrë.

Vathi dikur punonte për Veliajn si i rrugores, duke u bërë një nga efektivët më gjobvënës ndaj shitësve ambulant, që siguronin bukën e gojës.

Mbase protestuesi ishte me fat që nuk bëri rezistencë përpara se të binte pa ndjenja nga goditjet, pasi këta vandalë efektivë ose jo, pajisen me armë, gjë që ngjarja e djeshme mund të kishte marrë një rrjedhë tjetër.

E megjithatë këtyre nuk do t’i hynte asnjë gjemb në këmbë, pasi një kriminel e mbron krimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *