11 Shtator, 2026

Banditët me hotel: Këta janë fytyra e turizmit në Shqipëri (rasti tronditës me kamarierin 18 vjeçar)

 Banditët me hotel: Këta janë fytyra e turizmit në Shqipëri (rasti tronditës me kamarierin 18 vjeçar)

Dy vëllezër, Florian dhe Arbër Habilaj, pronarë të Hotel Flar në Kavajë, janë vënë në qendër të vëmendjes lidhur me një incident të dhunshëm ndaj një 18-vjeçari, i cili punonte si kamerier në biznesin e tyre.

I riu u dhunua nga dy djemtë dhe dhëndri i pronarit të hotelit, si edhe një shok i tij 20-vjeçar pasi kërkoi pagën e tij.

Xhaxhai i 18-vjeçarit, pasi mësoi çfarë kishte ndodhur, u nis i armatosur drejt hotelit për t’u hakmarrë dhe për të vrarë autorët e dhunës.

Policia ndërhyri para se 47-vjeçari të mbërrinte në hotel dhe ndaloi makinën e tij në afërsi të zonës. Brenda një çante shpine u gjet një kallashnikov, tre karikatorë dhe 84 fishekë.

Për dhunimin e kamerierit u arrestuan Florian Habilaj, 28 vjeç, djali i pronarit të hotelit, dhe Enold Dragoti, 20 vjeç, ndërsa djali tjetër i pronarit, Arbër Habilaj, 36 vjeç, u shpall në kërkim.

Dhëndri 36-vjeçar i pronarit, po hetohet në gjendje të lirë.

Gjatë kontrolleve policia konstatoi se vendi ku kishte ndodhur konflikti ishte pastruar, ndërsa pajisja ku ruheshin pamjet e kamerave të sigurisë ishte hequr dhe kabllot ishin prerë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *