21 Maj, 2026

Bamir Topi ia “ngec” fajin Ina Ramës, por akuzohet se merrte deri 300 mijë euro për emërim

 Bamir Topi ia “ngec” fajin Ina Ramës, por akuzohet se merrte deri 300 mijë euro për emërim

Bamir Topi ka kërkuar të heqë përgjegjësinë nga vetja për emërimin e Ols Dados prokuror, pas akuzave nga Erion Veliaj dhe mediat pranë tij, se emërimi i tij ka qenë i paligjshëm.

Topi në atë kohë ka qenë president dhe automatikisht kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që kishte në dorë emërimet dhe transferimet e gjyqtarëve e prokurorëve.

Ai i aka hedhur fajin ish-kryeprokurores Ina Rama, për emërimin e Dados.

Por Topi, ka qenë i akuzuar se bashkë me Kreshnik Spahiun, kur ishte nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, merrnin deri në 300 mijë euro për emërimet dhe transferimet që bënin.

Akuza e fortë është bërë nga avokati i njohur Saimir Visha.

“Krijuam një president që ishte Topi dhe një Kreshnik Spahiu, që u paguan lekë për transferimet e tyre.

Momenti që një nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, bënë emërime e transferime me lekë dhe këtu drejtësia ra.

Arritën nga 50, 100 mijë e deri në 300 mijë euro njerëz të cilët kanë paguar për të prodhuar një dekret.

Ka qenë një parrullë tjetër në kohën e Topit dhe Spahiut, që rrota të lëvizë, duhet të vajiset”, deklaroi Sajmir Vishaj.

Sot, Spahiu shfaqet si analist në mediat pranë Qeverisë, ndërsa jeton në Gjermani, ndërsa Topi del herë pas here për të sulmuar PD dhe Berishën. (Thuaje.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *