21 Maj, 2026

“Babalja” që e futën në burg, i kthyer ne “heroin” e socialistëve dhe mediave të tyre

 “Babalja” që e futën në burg, i kthyer ne “heroin” e socialistëve dhe mediave të tyre

Ervin Salianji ka qenë një ndër deputetët më të sulmuar nga mediat pranë Qeverisë, sidomos pas denoncimit për vëllain e Fatmir Xhafajt.

Histori për të cilën bëri edhe një vit burg, pas denoncimit të socialistëve.

Nëse lexon shkrimet e asaj kohe, Salianji denigrohej dhe sulmohej egërsisht, madje edhe për origjinën dhe familjen e tij, apo edhe për lidhjen me Grida Dumën.

Por në Shqipëri, gjërat ndryshojnë me shpejtësi dhe askush nuk e vret mëndjen.

Tani, Ervin Salianji nga “Babale”, është kthyer në heroin e ditës për socialistët dhe mediat që financohen nga ata.

Kjo, për shkakun se i ka dalë kundër Sali Berishës.

Dhe e nxjerrin dhe promovojnë përditë, me një breshëri lajmesh, duke i qarë hallin PD-së, pse nuk e lanë të kandidonte përballë Berishës.

Nuk dihet sa do zgjasë kjo gjë, por edhe vetë Salianji e di që po e përdorin.

Dhe po përfiton nga lavdia e momentit, për t’u faktorizuar në PD.

Veçse këtë radhë duket se ka bërë lëvizjen e gabuar, pasi historia ka treguar se kush del kundër Berishës, nuk ka më karrierë në PD.

Veç në e afron në PS, Edi Rama, siç ka bërë edhe më të tjerët! (Thuaje.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *