Azili shtetëror në Gjirokastër “burgos” të moshuarit: Askush nuk do dalë më
Të moshuarit që jetojnë në Azilin e Gjirokastrës denoncojnë se prej muajsh janë privuar nga e drejta për të dalë në ballkonin e sipërm të institucionit, raporton Pazari Lajm.
Kjo, pas incidentit tragjik ku një e moshuar u rrëzua nga tarraca. Incidenti ndodhi në mars 2026.
Sipas ankesave të tyre, në vend që të merren masa për garantimin e sigurisë, është zgjedhur zgjidhja më e lehtë:
Ndalimi i daljes së gjithë banorëve në ambientin e jashtëm.
Në këto ditë me temperatura të larta, kjo situatë po u mohon të moshuarve mundësinë për të marrë ajër të pastër dhe për të kaluar disa çaste jashtë dhomave, duke rënduar edhe më shumë kushtet e jetesës së tyre.