Avokatja, letër të hapur Ramës: Ju më vdiqët burrin, unë dhe djemtë e mi nuk ua harrojmë kurrë
Nga Mirela Jorgo, avokate
Z.Kryeministër!
Shumë mirë ke bërë që ke hapur një portal të tillë, por dua t’ju risjellë nē kujtesën tuaj një denoncim timin në shkurt 2022, ku i ndjeri bashkëshorti im, Alfred Jorgo punonte në atë kohë në Porto Romano, doganier prej 30 vjetësh dhe ndër doganierët më profesionist në atë pikē delikate tē karburanteve.
Ju denoncova se ish- drejtori i Përgjithshëm i atëhershme i Doganave, Gent Gazheli e transferoi me firmën e tij dhe të drejtoreshës se Burimeve Njerëzore, Alfreda Trajani bashkëshortin tim në Lezhë duke shkelur me të dyja këmbët Statusin e Nëpunësit Civil dhe pa marrē parasysh se ai kishte probleme mjekësore me zemrën.
Arsyeja e transferimit të kundraligjshëm ishte sepse përgjegjësi i Porto Romanos në atë kohë e kishte kthyer atë pikë në sipërmarrje të pakërkuar duke u vendosur gjoba subjekteve të naftës dhe i ndjeri bashkëshorti im nuk iu bind urdhërit të tij për të firmosur deklarata doganore ku firot e naftës ishin fiktive.
Paratë në atë kohē ndaheshin me drejtorin e madh që sot nuk e dimē ku ështē.
Denoncimin e bëra tek faqja juaj, gjithashtu mora megafonin në bulevardin”Dëshmorët e Kombit” dhe ua plasa gjithçka me zë të lartë, ju shkrova dhe në numrin e telefonit tuaj.
Nuk u bë asgjë, ama im shoq qëndroi i transferuar rreth një vit në Lezhē ku i duhej të udhëtonte çdo ditë deri në 2 të darkës duke dëmtuar shëndetin e tij tē zemrës.
Nē atē kohē ju më bëtë bllok në faqen tuaj të facebookut.
Pas njē viti im shoq ndërroi jetë, por Drejtoria e Përgjithshme e Doganave nuk mbajti përgjegjësi për këtē stres qē i shkaktoi tim shoqi.
Denoncimin e çova dhe nē SPAK ku në atë kohē kreu i SPAK ut z. Kraja nuk ma pranoi dhe për kompetencē e çuan në Prokurorinē e Tiranēs ku çështjen e mbyllēn menjeherë sepse Gent Gazheli duhej të përballej me akuzēn e shpērdorimit të detyrës dhe stimulimit të evazionit fiskal tē subjekteve tē naftës.
Unë dhe djemtē e mi nuk kemi për ta harruar çfarë dhimbje na dha humbja e bashkëshortit dhe problemeve në Doganën e Durrësit.
Ama dhe disa persona aty që demtuan shëndetin e tim shoqi nuk kam për t’i harruar. Zoti ka për të marrë hak.
Ju nuk morët asnjë masē në atē kohë. Ishte koha kur u rrit çmimi i naftës si pasojē e luftes Ukraine- Rusi.
Sinqerisht, kjo strategji juaja në këto momente nuk ka më rezultat.
Me shumë sinqeritet ju shkruan një aktiviste prej 13 vjetësh dhe një avokate që ka marrë në kurriz shumë risqe duke dēmtuar dhe familjarët e saj më tē dashur.