Artan Hoxha: Ervis Martinajn se gjen as dreqi, ka mbaruar punë. Po Edi Rama pse u fut në këtë histori…
Gazetari Artan hoxha ka folur për çështjen e Ervis Martinajt në Neës 24 ku foli për mënyrën se si SPAK, Policia e Shtetit dhe qeveria kanë menaxhuar dosjen e Ervis Martinajt. Sipas Hoxhës ky është një skandal institucional, ku hetimet nuk kanë dhënë përgjigje, ndërsa personat kyç ose janë arrestuar, ose janë shkarkuar dhe e vërteta nuk është sqaruar.
“Zyrtarisht ne kemi dy hetime. Një hetim që kërkon për vrasje dhe si gjendet kufoma. Një hetim tjetër që vazhdon të shpallë kërkim. Pra edhe hetimin kryesor të vrasjes do ta ketë SPAK. S’e merr SPAK, nuk lë çështje ordinere për katunde pa marrë këtë. S’e merr pse s’e merr? Ndërkohë që e ka në ngarkim. A e ke në hetim ti Elvis Martinaj? E ke që tek plumbi i art.
Pra te plumbi i art njeriu numër një i shpallur në kërkim sapo u arrestua dhe foli, kush ishte? Ervis Martinaj. Pse s’e merrni dosjen? Tjetra, a u arrestua ai punonjës i policisë? Se unë e di që ata prokurorët e SPAK-ut e kanë shumë qejf kur kapin punonjës policie brenda sepse dalin me vrap e thonë: “Ja sa e korruptuar është policia.” Po është. Por janë edhe prokurorët dhe gjyqtarët.
Polici nuk liron njeri nga burgu dhe të gjithë ata që ne flasim sot kanë qenë në burg. Se kush i ka liruar, t’i gjejnë ata prokurorë dhe gjyqtarë bashkë. Sepse sot dalin aty meqë shkon ai ambasadori, u jep dorën dhe atyre s’u jep. Atëherë këta e kanë fajin, e kanë këta pse s’hetojnë.“-tha Artan Hoxha
Me tone të ashpëra Artan Hoxha akuzoi se kryeministri dhe disa ministra të Brendshëm kanë mashtruar, duke premtuar se do të gjenin autorët e vrasjes së Martinajt, por pa rezultat. Ai përmend edhe Jeton Lamin, trupëroja besnike e Martinajt, si personi i fundit që ka pasur kontakt me të. Ky është një element kyç, sepse Lami u arrestua dhe ka folur me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano, i cili më pas u shkarkua.
“Po ta them sot, kryeministri mashtroi, ka mashtruar fund dhe disa Ministra të Brendshëm sepse premtuan që do të gjenin autorët e vrasjes Martinaj. Nuk i kanë gjetur! Në këtë gjë ata nuk thanë që s’kemi informacion por thanë që nuk kanë gjetur prova bindëse.
Na jep aq informacion sa çfarë versioni zyrtar ke për ngjarjen si Policia e Shtetit? Çfarë versioni ke? Sepse unë s’e kuptova ç’duhej kryeministri të futej te kjo histori. Pse u fut ai? Mos reago fare.
Ti ke folur kur ai ishte gjallë. Ai ka ndërruar jetë. S’po e gjejnë dot. As dreqi s’e gjen dot se ku është. Atëherë ç’punë ka kryeministri? Se s’është detyrë e kryeministrit mbi të gjitha. Hetimin e drejton prokurori, jo policia. Familja, në kohën që unë kam qenë atje, sapo ishte arrestuar Jeton Lami. Njeriu besnik, apo trupëroja besnike e Ervis Martinajt.
Njeriu i fundit që ka pasur kontakt me të. Atë dimë ne që është njeriu i fundit. Dhe në mënyrë rastësore, nuk e dimë nëse është koincidencë, ky është njeriu i fundit që në datën 17 korrik ka çuar Brilant Martinajn dhe ata dy djemtë e tjerë që u vranë. Pra, ky njeriu kur u dorëzua, ku u dorëzua? Dhe ky foli me Drejtorin e Përgjithshëm.
Mirëpo se çfarë foli me Drejtorin e Përgjithshëm ne nuk e dimë dhe s’e kemi pasur në shkresa, dhe mbi të gjitha, Drejtori i Përgjithshëm mori pasoja për këtë gjë, sepse u shkarkua nga detyra Gledis Nano. Dhe Gledis Nano nuk ka folur ndonjëherë se çfarë i tha Jeton Lami.
Por unë nuk e harroj se çfarë ka thënë babai i Ervis Martinaj kur e kam takuar. Ai tha: “Ne presim që ky personi duhet të na thotë diçka. Shpresoj që të dali shpejt.” Në fakt ai doli shumë shpejt, jo shpejt.”– tha ai.