21 Maj, 2026

Arrestohen burrë e grua në Gjirokastër, morën peng 37-vjeçarin se nuk iu kishte paguar qiranë

 Arrestohen burrë e grua në Gjirokastër, morën peng 37-vjeçarin se nuk iu kishte paguar qiranë

Një çift bashkëshortësh nga Gjirokastra janë shpallur në kërkim, pasi me vetëgjyqësi i kanë marrë një shumë parash një 37-vjeçari.

Sipas tyre, 37-vjeçari nuk u kishte paguar qiranë e banesës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit M. Sh., 64 vjeç dhe V. Sh., 57 vjeçe, banues në Gjirokastër (bashkëshortë), pasi me vetëgjyqësi, i kanë marrë një shumë parash një 37-vjeçari, me pretendimin se ai nuk iu kishte paguar qiranë e banesës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *