Arbër Hajdari kryebashkiaku i ri i Tiranës në vend të Veliajt? Reagon Hajdari: Jam pa fjalë
Arbër Hajdari ka reaguar pas letrës së Erion Veliajt, në të cilën thuhej se Edi Rama e ka kërcënuar dhe i ka kërkuar që t’i delegojë mandatin e kryebashkiakut të Tiranës, pikërisht Hajdarit.
“Më mbytën mesazhet për thashethemet e Erion Veliajt. Jam pa fjalë dhe nuk e kuptoj pse paskam rënë unë këtë herë në çorbën e fantazive të zotërisë!
Unë nuk kam lidhje me këtë histori penale-politike dhe as jam i papunë, as kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë, larg qoftë, Lali Eri!
Fundjava ime mbetet gjithnjë ndryshe, mes njerëzve në nevojë. E gjithë java e politikës po njësoj, mes llafeve të kota.
Pa merak miq, unë jam Arbëri i fundjavës”, shkruan Hajdari, që prej kohësh thuhet se do të jetë kandidati i Ramës për Bashkinë e Tiranës.