11 Shtator, 2026

Arben Ahmetaj, gjirokastriti me pasaportë rumune që u arratis në këmbë përmes Greqisë

 Arben Ahmetaj, gjirokastriti me pasaportë rumune që u arratis në këmbë përmes Greqisë

Ish zv.kryeministri në arrati, Arben Ahmetaj, njeriu që hynte pa trokitur në zyrën e kryeministrit Edi Rama ka treguar në një intervistë për gazetarin profesionist Çim Peka se kryebashkiaku Veliaj hapi një shishe uiski ditën që ju pre flet-arresti dhe kishte blerë një tjetër ditën që do ta vrisnin në qeli.

Ish- ministri i Financave zbuloi një festë treshe mes kryeministrit, ambasadores Yuri Kim në piano dhe një deputeteje të PD që lexonte poezi.

Më herët Ahmetaj kishte zbuluar verën e preferuar të shefit, Romane Conti, 33 mijë euro shishe në vakt.

Pjesa më serioze e intervistës në Syri TV ishin audiopërgjimet për një sekser të quajtur Ron Yeffet, i specializuar në gola financiar në disa kontinente, i cili kishte bërë një sekretar ministër Mbrojtje dhe përmes tij merrte armë në Afrikë dhe i shiste në Ukrainë, duke i ambalazhuar në Shqipëri.

Fabula është e bukur ndonëse mekanizmat për të verifikuar audiopërgjimin janë të pakta në kohën e Inteligjencës artificiale, si dhe faktin që përgjimet e shërbimeve, nëse është e vërtetë, janë të papërdorshme në hetime e gjykatë.

Arben Ahmetaj është gjirokastrit, me pasaportë rumune dhe u arratis në këmbë përmes Greqisë. (Lavdrim Lita)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *