27 Shtator, 2026

Apeli i kryepolicit të Shqipërisë: Vendosni kaskën që mos t’ju thyhet hunda si kryekomisarit të Krujës

 Apeli i kryepolicit të Shqipërisë: Vendosni kaskën që mos t’ju thyhet hunda si kryekomisarit të Krujës

Neri i Policisë së Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve të cilitdo profesion të tregohen vigjilent dhe të respektojnë rregullat kur hipin mbi motor.

Hita është shprehur se të gjithë, shefa komisariati, drejtor, deputet, ministër apo lacat e lagjes duhet të mendohen mirë para se të mos përdorin kaskën.

‘Shpullat e grushtet nuk njohin poste, ndaj vendosni kaskën kur hipni mbi motor mos ta pësoni si shefi i komisariatit të Krujës”, është shprehur Neri.

Ndaj dëgjoni këshillat e madhorit Skënder Hita, mos ta pësoni si shefi i komisariatit të Krujës. Mos dilni nga shtëpia dhe të hipni mbi motor me idenë se jeni më të fortë se ligji, pasi mundësia të përfundosh me hundë të thyer është e madhe. (Ministria e së Vërtetës)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *