22 Shtator, 2026

Andi Shkurta, “i besuari i Ballukut” në Jug dhe dosjet që kërkojnë përgjigje

 Andi Shkurta, “i besuari i Ballukut” në Jug dhe dosjet që kërkojnë përgjigje

Drejtori i ARRSH-së për Rajonin Jugor, Andi Shkurta prej vitesh është një prej emrave të njohur të administratës publike në jug. Në raportime mediatike është cilësuar si një prej njerëzve të afërt me Belinda Ballukun, ndërsa emri i tij është përmendur në një sërë denoncimesh që lidhen me tenderat dhe administrimin e fondeve publike.

Dokumentet zyrtare të prokurimeve tregojnë se Drejtoria e Rajonit Jugor të ARRSH-së, me Andi Shkurtën si titullar, ka lidhur kontrata të shumta mirëmbajtjeje rrugore me vlera në dhjetëra milionë euro.

Për shembull, në vitin 2025 janë firmosur kontrata për mirëmbajtjen e akseve Përmet–Çarshovë, Përmet–Këlcyrë, Peshkëpi–Brataj dhe Fier–Seman, me vlera të konsiderueshme financiare.

Por një nga çështjet më të forta që kërkon transparencë lidhet me tenderin e Tunelit të Skërficës, pjesë e aksit Kardhiq–Delvinë.

Sipas raportimit të Reporter.al, SPAK kishte ngritur akuza ndaj 10 zyrtarëve të ARRSH-së për falsifikim dokumentesh dhe shkelje të barazisë në tendera, duke pretenduar se në procedurën për ndërtimin e tunelit ishte favorizuar një operator ekonomik.

Gjykata më pas dënoi katër zyrtarë me nga 6 muaj burg, dënime të pezulluara dhe punë në interes publik, ndërsa gjashtë të tjerë u shpallën të pafajshëm.

Kjo ngre një pyetje që meriton përgjigje publike:

Çfarë përgjegjësie ka pasur Dr ARRSH Andi Shkurta në lidhje me procedurat, kontrollin dhe administrimin e projekteve të ARRSH-së që lidhen me këtë zonë dhe pse emri i tij është përmendur në denoncime të ndryshme mediatike?

Tuneli i Skërficës, një investim i rëndësishëm i aksit Kardhiq–Delvinë, është hapur për qarkullim në vitin 2022.

Dokumentet zyrtare e përshkruajnë si një tunel rreth 1.3 kilometra, ndërsa më vonë janë raportuar edhe problematika me praninë e ujit brenda tunelit, duke ngritur pikëpyetje publike mbi funksionalitetin dhe cilësinë e punimeve.

Dhe pyetja tjetër është edhe më e drejtpërdrejtë:

Pse hesht Dr.ARRSH Andi Shkurta pse nuk jep një përgjigje?!

A është marrë drejtësia me Andi Shkurtën?

A është thirrur ndonjëherë për të dhënë shpjegime lidhur me çështjet ku emri i tij është përmendur? A ka një procedim penal ndaj tij? A është marrë në pyetje nga SPAK apo ndonjë organ tjetër i drejtësisë? Apo, nëse nuk ka ndodhur deri tani, pritet që të thirret për të dhënë shpjegime?

Këto nuk janë pyetje që mund t’i përgjigjet media në vend të drejtësisë. Janë pyetje që kërkojnë dokumente, përgjigje zyrtare dhe transparencë.

Më së fundmi, emri i tij u rikthye në vëmendjen mediatike pas përplasjes me ekipin e “Piranjat”, ku gazetari Edon Kuqi u përball me dhunë gjatë kërkesës për informacion dhe transparencë.

Nga tenderat e rrugëve te Tuneli i Skërficës, nga përplasjet me gazetarët te fondet publike: pyetja që mbetet është e thjeshtë — kush do të japë llogari dhe çfarë përgjegjësie ka secili prej zyrtarëve të përfshirë?

Dhe për Andi Shkurtën, pyetja mbetet e hapur:

A është marrë drejtësia me të, apo ende pritet që ai të thirret për të dhënë shpjegime? (Pazari Lajm)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *