21 Maj, 2026

Andi Bushati: Rama është në hall të madh, që shqetësohet nga disa statuse të Elisës në Facebook

 Andi Bushati: Rama është në hall të madh, që shqetësohet nga disa statuse të Elisës në Facebook

Analisti Andi Bushati, i ftuar në “Të Paekspozuarit”, bëri një paralele mes ish-ministres Elisa Spiropali të PS-së me Mereme Selën, kandidate për kryetare të PD-së, si një mundësi që ato ofrojnë për të parë modelin autokratik të kryetarit të partisë.

“Kur folëm për Berishën, thashë që Elisa është si Meremja, por edhe Meremja dhe Elisa, nuk kanë vlerë për atë që bëjnë, por kanë vlerë kur shërbejnë si pasqyrë për të parë të madhin.

Ore në çfarë halli duhet të jetë Rama, që të shqetësohet nga disa statuse të Elisës? Në çfarë halli duhet të jetë Rama, që t’i mësyjnë tatimet kompanive të burrit dhe kunatit të Spiropalit?

Spriopali, numri 2 i këtij shteti, na tregon shtetin brutal dhe të dhunshëm që kemi. Ajo është viktimë e rastësishme që po vuan brutalitetin e shtetit, që ka kontribuar për të qenë kaq brutal.

Prandaj nuk ka vlerë statusi, por ka vlerën, ore cfarë halli ka Rama? Një opsion, duke ditur që asaj partie nuk i ka ngelur asnjë moral, thonë e kemi dhjerë duke vjedhur, ai duhet të heshtë çdo zë kundër. Prandaj i thotë pusho se të përjashton.

Prandaj tregohet e dhunshme duke përdorur shtetin për ta frikësuar dhe shantazhuar. Bëmë shkrim te Lapsi, dhe investiguam që ishin njerëzit e Ballukut në tatime.

Mendova mund të jetë inat femrash, por kur e përsëriti Rama, që po u solle kështu të përjashton, d.m.th. njerëzit e Ballukut nuk kanë vepruar me urdhër të Ballukut, por me miratim të Ramës.

Merre me mend çfarë bëhet me opozitën dhe median, kur sillen kështu me Mamicën”- tha Bushati.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *