11 Shtator, 2026

Altin Goxhaj nxjerr foton “kompromentuese” të Alfred Cakos: Ja kush e paguan që të sulmojë organizatorët e protestës

 Altin Goxhaj nxjerr foton “kompromentuese” të Alfred Cakos: Ja kush e paguan që të sulmojë organizatorët e protestës

Alfred Cako prej disa ditësh ka nisur një fushatë akuzash dhe sulmet ndaj organizatorëve të protestës.

Sipas tij, ata paguhen nga Soros.

Por një nga armiqtë më të mëdhenj të Soros në Shqipëri, Altin Goxhaj, ka nxjerrë një foto të Cakos, duke thënë se ai paguhet nga Rama për të sulmuar organizatorët e protestës.

“Sulmet e këtyre ditëve të Alfred Cakos kundër Dritan Goxhaj dhe provokimi për dhunë është arma e fundit që i ka mbet Ramës pas dështimit të prishjes së protestës prej 10 ditësh!

Korrieri i Ramës tek Cako është Prefekti i Tiranës Çim Hajdari, babain e kandidatit socialist për Bashkinë Tiranë!

Në fakt Cako po zëvendëson Pilincin të cilin po ai e solli në protestë në Qershor dhe jo më kot garda dhe policia e lejuan të parkonte aty ku parkojnë makinat e delegacioneve qeveritare tek Kryeministria”, shkruan Goxhaj.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe teksti

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *