Alesia e mediave të Ramës, që do mundte Saliun
Nëse hap mediat pranë Qeverisë, do të gjesh përditë dhjetëra lajme për një personazh me emrin Alesia Balliu.
Asaj i shtojnë edhe dhjetëra lajme të tjera të Ervin Salianjit.
Evi Kokalarin e përmendin më rrallë, meqë ajo sulmon ndonjëherë edhe Ramën.
Alesia, e cila nuk ka qenë asnjëherë politikane, del nga mëngjesi në darkë në këto media, duke u betuar se do e mundte Sali Berishën, nëse do ta lejonin të garonte për kryetare të PD-së.
Salianji po e po.
Tani për të qenë serioz, të dy këta, kishin zero shanse përballë Sali Berishës.
Jo vetëm këta, por kushdo që i del përballë, nuk e mund dot, pasi PD realisht është parti e tij dhe e ka lidhur fatin e vet me të.
Dhe mediat pranë Ramës e dinë mirë këtë gjë.
Por atyre nuk iu intereson kjo gjë.
Rëndësi ka që të dalë dikush e të shajë Berishën.
Edhe nëse është personazh qesharak dhe pa peshë, si puna e Alesias.
Për të mos folur për Salianjin pastaj, që deri dje e quanin “Babale”, ndërsa tani na e shesin si një politikan serioz, që do mundte Sali Berishën! (Thuaje.al)