Akuza e Evi Kokalarit: Çim Peka mori 500 mijë dollarë në dorë, për hapjen e Syri TV
Aktivistja Evi Kokalari, ka bërë një reagim pas një shkrimi të Çim Pekës, që krahasonte Sali Berishën me Ibrahim Rugovën.
Ajo hedh akuza të forta ndaj Pekës.
Reagimi i Kokalarit
Këtij mjeranit të Hasit, që i duket Sali Berisha si Ibrahim Rugova, shpjegojani që këto analiza i burojnë nga injoranca e thellë që vjen nga mosinformimi siç duhet i ngjarjeve dhe rrethanave.
Ibrahim Rugova ishte atdhetar dhe luftën e bëri për një Kosovë independente, ndërkohë që Sali Berisha ishte ç’ndërthurja dhe ç’atdhetarizmi i kombit në territorin e Shqipërisë.
Por, kur e tejkalojmë vështirësinë e intelektit që i mungon jo vetëm atij, por 90% të këtyre mençurive që mbulojnë politikën nëpër studiot e natës, dalim tek përfundimi se vërejtjet e këtij kundrejt Berishës, që çuditërisht nuk ndodhën gjatë majit dhe gjatë një gare që Berisha e shpërdoroi duke përdhunuar edhe një herë PD-në, bëhen vetëm që ta shtyjnë Berishën të dalë nga loja dhe të instalojë Argita Malltezin, që s’ka asnjë kontribut në PD përveç legjitimimit të korrupsionit, për të cilin do shkojë në burg ajo, i ati dhe i vëllai.
Pra, “kritikat” e këtij mjerani janë skenar i vetë familjes Berisha. Ky thjesht propagandon, sepse talent vetëm besnikërinë momentale ka; profesionalisht, s’ka nevojë për koment.
Nejse, mbas këtyre, familjes, SPAK do kërkojë ato $500,000 cash që iu dhanë këtij mençurisë të Hasit për të hapur Syri TV, që është kthyer në propagandën e injorantëve, a thua se mungesë intelekti kemi ne që i ngritëm nga varri, dhe pastaj menduan se do na fusnit ne në varr që të mos ndiheshim…
Nuk di nëse më kuptoni…?
Gjërat vonojnë pak sepse do gjejmë burimin e atyre gati $10 milionë që hodhët si lobim në SHBA… e pastaj me radhë të gjithë.
Ndërkohë, shoh Grenell, i cili me vetëdije të plotë, ra në nivelin e injorancës së këtij nga Hasi dhe në nivelin e mashtruesve të dështuara të shoëbiz-it shqiptar, vazhdon pushimet në kurriz të shqiptarëve, por tashmë që u dogj si Sekretar Shteti, u thotë këtyre në Shqipëri se do bëhet shef i CIA-s.
Kemi javë që tallemi masivisht me këtë të mjerë në DC. Grenell, që u Ballkanizua më shumë se unë që kam lindur aty, më tepër se një pozicion tek Syri nuk kap, sigurisht derisa edhe ai të ketë fundin e McGonigal…
Nejse, dëgjohemi sërish… dhe së shpejti!!!
