18 Nëntor, 2026

Aktori i njohur revoltohet me Ramën: Po Bukuroshin pse e përjashtove?

 Aktori i njohur revoltohet me Ramën: Po Bukuroshin pse e përjashtove?

Aktori i njohur Astrit Çerma, është revoltuar me kryeministrin Edi Rama, për përjashtimet në Paartinë Socialiste.

“Ndër të përjashtuarit nga forumet drejtuese të Partisë socialiste shikoj dhe emrin e Bukurosh Stafës..

Mbeta..

E kam njohur Bukuroshin, siç I thërrisnim shkurtë, Roshin, që në bangat e Politeknikumit “7 Nëntori”, kam punuar bashkë me të në fonderin e Cërrikut dhe e kemi qenë komshi për vite të tëra në pallatin ku banonim në Elbasan..

Djalë i mrekullueshëm. Me një kulturë qytetare elbasanase e më tej mbreslënëse. Studiues. Intelektual i përsosur. Me një familje dhe një ambjent shoqëror tepër të shëndoshë…

E përjashtojnë.

Nuk e di sepse por: Unë kam bindjen time që Ed Rama dhe klani socialist që ka lënë pas rronxhobonxho i tij, ish kryetari i Bashkisë, Qqazim Sejdini, patjetër “u ka mbetur hatri” që Roshin nuk e kanë futur dotë në tufën e tyre të bythë-lëpirësve dhe sharlatanëve..

Të uroj shëndet Rosh Stafa..

Shëndet edhe qetësi për vete, për familjet tënde dhe për të tërë që të nderojnë dhe të respektojnë..”, shkruan ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *