21 Maj, 2026

Aktori i njohur: Punoni shumë, do të keni kohë për të pushuar kur të vdisni

 Aktori i njohur: Punoni shumë, do të keni kohë për të pushuar kur të vdisni

Shprehje nga aktori i famshë, Robert de Niro

-Ju bëj thirrje të provoni sa më shumë, të jeni mendjehapur, të mirëprisni eksperienca dhe ide të reja. Nëse nuk e provon, nuk do e dish kurrë.

-Talenti qëndron në zgjedhjet që bëni.

-Punoni shumë: Do të keni kohë për të pushuar kur të vdisni.

-Nuk futem në ato diskutime të gjata ta bëj apo mos ta bëj një gjë. Në fund të ditës, do pendohesh për atë që nuk bëre.

-Jeto momentin. Pikë. Ji aty. Sepse nëse mendoni gjatë kohës se duhet të bëni ndonjë gjë të jashtëzakonshme, nuk do të funksionojë kurrë. Nëse ndodh, ndodh. Nëse jo, jo. Mos u shqetësoni. Thjesht kini besim, ndershmëri, jini të vërtetë. Kaq kërkoni.

-Jeta rrallë ndryshon tërësisht, por vazhdimisht ndryshon në detaje.

-Ndonjëherë, nëse ke kufizime financiare, ky është përfitim. Të detyron të gjesh ndonjë ide krijuese.

-Njëherë dikush më tha: Mos e lë veten të shkosh pas diçkaje apo dikujt me të cilin nuk ke dëshirë të rrish as 30 sekonda.

-Nuk ke pse e bllokon dhimbjen kaq shumë. Pa dhimbjen për çfarë do të flisnim?

-Sot unë qesh më shpesh sesa kur isha i ri. Kjo sepse unë kam filluar mos t’i gjykoj më njerëzit.

-Nëse s’ke kritika, atëherë kush do të të thotë se si e ke bërë punën tënde?

-Koha ecën, kështu që çfarëdo që të bësh, bëje tani. Bëje tani. Mos prit!

-Kur do dikë duhet t’i besosh atij, nuk ka rrugë tjetër. Duhet t’i japësh ‘çelësat’ e gjithçkaje që të përket ty, ndryshe, ku do të ishte kuptimi i gjithë dashurisë?

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *